Një person ka humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur pas përplasjes së një kamioni me një autobus në Gjermani. Viktima ishte një 29 -vjeçare, sipas agjencisë së lajmeve dpa.
Të dy shoferët u plagosën, së bashku me disa pasagjerë që ndodheshin në autobus. Tre persona janë në gjendje kritike mes tyre një djalë 4-vjeçar.
Aksidenti ndodhi të hënën në mbrëmje në Langenhagen. Sipas autoriteteve autobusi duhej të ishte ndaluar në kryqëzim për t’i hapur rrugën kamionit, por nuk ndaloi duke shkaktuar kështu përplasjen fatale.
Për shkak të plagosjes së dy shoferëve, policia nuk ka mundur ende të hetojë plotësisht aksidentin, sipas dpa./abcnews.al