Kamioni përplas fëmijët në Irak/ Raportohet për 6 viktima, 14 në gjendje të rëndë

schedule09:45 - 3 Prill, 2024

schedule 09:45 - 3 Prill, 2024

Një kamion ka përplasur për vdekje një grup fëmijësh në qytetin jugor të Irakut, Basra. Si pasojë gjashtë nxënës të shkollave fillore humbën jetën në vendngjarje dhe 14 të tjerë u plagosën, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.

Shoferi humbi kontrollin pasi frenat e kamionit nuk punuan dhe u përplas me një grup nxënësish nga një shkollë fillore aty pranë, të cilët po ecnin buzë rrugës në qytetin Hartha, në periferi veriore të Basrës.

Burimet spitalore thanë se disa nga fëmijët e plagosur janë në gjendje kritike me lëndime të rënda në kokë. Kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani urdhëroi një hetim të menjëhershëm për aksidentin fatal, tha zyra e tij në një deklaratë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!