Një 52 vjeçar shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Greqi.
Mediat vendase shkruajnë se si pasojë e një aksidenti të ndodhur në zonën e Chanias, ku një kamion ka përplasur dhe tërhequr zvarrë motorin që po udhëtonte shqiptari ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë me dëmtime në tru në klinikën e neurokirurgjisë.
Në lidhje me këtë ngjarje është vënë në pranga drejtuesi i kamionit një 46 vjeçar i cili fillimisht ka braktisur makinën e tij dhe është përpjekur që të ikë nga vendi i ngjarjes. /abcnews.al