Mbrëmjen e sotme u sekuestruan 17 kg heroinë në portin e Durrësit në një kamion që nuk ishte i ngarkuar, por po shkonte për të marrë mall në Malin e Zi për ta transportuar më pas transit nga Durrësi për në Itali. Policia vendosi në pranga shoferin Sulo Pajo 55-vjeç nga Vlora, i cili deklaroi se “nuk kam dijeni, jam i punësuar”.
Por si u zbulua?
Policia deklaron se pas dyshimeve vendosi që të kontrollonte kamionin në doganën e Hanit të Hotit. Nga kontrolli dyshimet u përforcuan akoma më shumë dhe drejtuesit e doganës vendosën që ta dërgonin në Durrës, që kamioni të kalonte në skaner, i cili zbuloi se brenda ishin fshehur 17 pako heroinë.
Pas zbulimit të drogës u arrestua shoferi, ndërsa vijon hetimi për të zbuluar rrjetin. “Grupi hetimor vijon punen per zbardhjen e plote te ketij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave te tjere perfshire ne kete tentative per trafikim te drove te forta” deklaron policia. d.b/Abcnews.al