Kamioni me 1.3 ton kokainë kaloi përmes Shqipërisë, reagon kreu i SPAK për Abc News

schedule20:35 - 19 Shkurt, 2020

schedule 20:35 - 19 Shkurt, 2020

Kreu i SPAK, Arben Kraja reagon për ABC News lidhur me 1.3 ton kokainë që është kapur në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme.

Në një prononcim për gazetaren Glidona Daci, Kraja është shprehur se lënda narkotike nuk ka lidje me Shqipërinë, por ka kaluar tranzit.

E kemi pas nën kontroll. Është vetëm tranzit. Nuk ka lidhje me ne”, ka thënë Kraja.

Burime për ABC News konfirmuan se  lënda narkotike ka hyrë në Shqipëri dhe ka kaluar orët e para të mëngjesit në doganën e Qafë Thanës në Pogradec.

Sasia rekord e lëndës narkotike u sekuestrua gjatë një operacioni në fshatin Krushopek të Sarajit. Droga u gjet në një magazinë frutash, ndërkohë në pranga kanë rënë 2 shoferë dhe 1 magazinier. Sasia e kokainës dyshohet se e ka origjinën nga Amerika, ndërsa si destinacion përfundimtar kishte Slloveninë.

Aksioni policor është ende në zhvillm, ndërsa autoritetet maqedonase kanë bërë me dije se detajet do ti bëjnë publike nesër. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!