Shumë automjete e tonazhit të rëndë po qëndrojnë në radhë për të hyrë në territorin e Shqipërisë përmes doganës së Morinës. Radhët e gjata shkojnë deri në thellësi të Kosovës dhe janë shkaktuar si pasojë e procesit të skanimit. Pavarësisht ngarkesës së mallit ose jo, të gjitha mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë po skanohen. Ende nuk ka një version zyrtar, por drejtuesit e mjeteve mendojnë se ky proces i panevojshëm po kryhet vetëm për të marrë 22 euro për çdo automjet që skanohet e duke shkaktuar në të njëjtën kohë radhë të gjata dhe orë të tera pritjeje. /abcnews.al
Kamionët disa orë në radhë në doganën e Morinës
schedule16:34 - 14 Gusht, 2018
schedule 16:34 - 14 Gusht, 2018