Kamila feston ditëlindjen e saj të parë si mbretëreshë

schedule08:50 - 18 Korrik, 2023

schedule 08:50 - 18 Korrik, 2023

Kamila festo të hënën ditëlindjen e saj të parë si mbretëreshë. Gruaja e Mbretit Karli III festoi me nder dhe lavdi ditëlindjen e saj të 76-të, me llogaritë zyrtare në rrjetet sociale të mbushura nga fotot e saj.

Në veçanti, llogaria zyrtare e familjes mbretërore publikoi një nderim për Kamilën, si në Instagram ashtu edhe në Twitter, me foto të buzëqeshura të saj.

Princi dhe Princesha e Uellsit gjithashtu dërguan urimet e tyre më të mira, me një Instagram Story kushtuar mbretëreshës së re të Britanisë.

Kamilla Rosemary Sand lindi më 17 korrik 1947 në spitalin King’s College, Londër. Ajo u rrit në shtëpinë e fshatit Lanes të shekullit të 18-të në Plumpton, East Sussex, si dhe në një shtëpi trekatëshe në South Kensington. Babai i saj ishte një oficer i ushtrisë britanike dhe më vonë biznesmen, Major Bruce Sand (1917-2006), dhe nëna e saj, Rosalind Sand (1921-1994), vinte nga një familje aristokrate./abcnews.al