Në Kamëz, policia ka devijuar trafikun, pas bllokimit të rrugës nga protestues të opozitës.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se policia ka devikuar qarkullimin e automjeteve drejt bulevardit të ri, por edhe rrugës dytësore që të çon drejt Kasharit.
Aktualisht, mbikalimi i Kamzës vijon të jetë i bllokuar nga protestues, por edhe deputetë të PD-PL.
“Është menduar një devijim drejt Bulevardit të ri, edhe për të zgjedhur rrugën dytësore për të shkuar drejt Kasharit. Këtu ku ndodhemi, ka vetëm mjete që janë përdorur nga protestuesit për bllokim të rrugës. Po vijon ende qëndrimi i qytetarëve. Efektivët e policisë vijojnë të jenë të stacionuar jashtë autostradës”, raportoi ndër të tjera gazetari Ermal Vija./abcnews.al