“Kamerat shkojnë te personazhet VIP’, gazetarja: Çfarë nuk është parë aty ku nuk shkon makina

schedule22:38 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 22:38 - 13 Dhjetor, 2019

Gazetarja Edlira Gjoni në studion e “Provokacija” me Mustafa Nanon ka rrëfyer detaje të trishta nga pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Gazetarja është angazhuar individualisht për të ndihmuar personat e prekur, ndërsa vë në dukje se kamerat ato ditë shkonin kryesisht aty ku kishte personazhe Vip.

Ndërkohë, siç thekson Gjoni ka familje të prekura në zona të thella që ende nuk është interesuar askush për ta. I tillë është edhe rasti që gazetarja zgjodhi për të ndimuar ai i një familjeje në një fshat të Durrësit, banesa e të cilëve është rrënuar nga tërmeti.

Pjesë nga biseda:

Gjoni: Unë shikoja që kamerat vinin aty ku kishte disa personazhe Vip dhe politike që shkonin aty ku shkon makina. Pastaj unë pashë në fshatin Ishëm, në Kullaz sipër kishte lëvizje dhe kishte edhe zhurma, por aty nuk shkonte makina. Dhe i thashë tim shoqi, ndale makinën këtu dhe të ngjitemi, se ata atje në kodër nuk janë imunë ndaj tërmetit. Dhe jemi ngjitur në kodër, me çizme me baltë, kemi parë një shtëpi të rrënuar, me një fëmijë 5 muajsh dhe me prindërit e vajzës dhe gjyshërit, që ishin në kushte mizerabël.

Nano: Edhe mua më ikën truri, më heqin petllën këto kamerat, një lëvizje bën Rama, mjafton që kryeministri të lëvizë dhe ky është lajm. Ndërkohë që nuk është ky lajm, nuk ka asnjë manual gazetarie ta thotë.

Gjoni: Unë mbase prandaj se nuk kisha asnjë presion radiksional shkova atje. Po ta shikosh mbi Kepin e Rodonit ka edhe shtëpi të tjera të rrënuar, dhe s’ka vajtur as çadra, as dimërore që i vënë këtë emrin e bukur dhe asgjë. Dhe sa herë që shkoj se unë irritohem edhe nga çfarë shitet në mënyrë propagandistike. Unë ka zgjedhur një familje. Psh. me ndihmën e të tjerëve. Ndihmova ditën e parë aq sa munda, pastaj atë e kapën kolegë të tjerë të medias në ekran dhe kështu filloi.

Nano: Je bërë edhe ti si Elvis Naçi?

Gjoni: Jo nuk kam asgjë kundër zotërisë vetëm që unë nuk kam llogari bankare prej nga ku unë xhiroj lekë. Unë kam thënë kjo është familja në Kullaz që unë e kam marrë në patronazh, dhe të gjithas lekët edhe kontejnerët, kjo është familja, zgjidh dhe hajde ta çojmë. Unë i kam pezulluar të gjitha aktivitete e mia dhe jam marrë vetëm me këtë familje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!