Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kamerat Inteligjente siguri apo mbikëqyrje?

schedule15:19 - 5 Maj, 2026

schedule 15:19 - 5 Maj, 2026

Nga Nadia Elbasani

Në një kuptim të gjerë, kamerat e sigurisë nuk janë më thjesht pajisje që regjistrojnë. Me integrimin e inteligjencës artificiale, ato shndërrohen në sisteme që analizojnë dhe sinjalizojnë në kohë reale. Ky sinjalizim do duhet të shërbejë për uljen e kohë së reagimit që u duhet autoriteteve për të parandaluar përshkallëzimin e një ngjarjeje.

Një kamerë klasike karakterizohet nga pasiviteti, e cila regjistron dhe pret që dikush ta shohë videon më vonë për të kuptuar çfarë ka ndodhur. Ndërsa një kamerë inteligjente është aktive pasi “lexon” skenën, identifikon modele dhe sinjalizon menjëherë kur diçka del nga normalja. Duhet theksuar se, më shumë sesa analizimi i veprimeve “normale”, këto kamera programohen për të sinjalizuar veprimet anormale.



Praktikisht, teknologjia e quajtur video analyticsu lejon këtyre kamerave të kryejnë atë që më parë ishte punë njerëzore, të dallojnë sjellje të dyshimta, hyrje të paautorizuara apo situata potencialisht të rrezikshme. Pra, nuk kemi të bëjmë vetëm me mbledhje video sekuenca, por me interpretimin e tyre dhe sinjalizimin kur, sipas analizës, identifikohet një veprim anormal.

Në një shkollë, për shembull, një konflikt mes nxënësve nuk volitet të dokumentohet pasi ngjarja ka ndodhur, por duhet të detektohet në moment, duke ulur kohën e reagimit të instancave përkatëse. Edhe fluksi i nxënësve në korridore mund të analizohet për të shmangur mbipopullimin apo situata të padëshiruara.

Megjithatë, ekziston edhe një anë tjetër, sa më “inteligjente” të bëhen kamerat, aq më shumë rritet pesha e pyetjeve për privatësinë. Ndryshe nga CCTV-të tradicionale, këto sisteme përpunojnë të dhëna, jo vetëm pamje.

Duke qenë të lidhura në rrjet dhe të bazuara në softëare, këto kamera mund të bëhen objekt sulmesh që jo vetëm i paralizojnë sistemet, duke i bërë të papërdorshme në momentet kur duhen më shumë, por edhe mundësojnë akses të paautorizuar në pamje dhe të dhëna.

Historikisht, si kamerat tradicionale të mbikëqyrjes CCTV ashtu edhe kamerat inteligjente janë përballur me të njëjtën dilemë thelbësore nëse janë instrumente për siguri publike apo mjete monitorimi. Vetë teknologjia nuk e jep përgjigjen. I njëjti sistem mund të përdoret për të parandaluar një incident ose për të ndjekur çdo lëvizje. Dallimin real e bën vetëm kornizimi ligjor me përcaktimin e qëllimit, kufizimet mbi përdorimin, transparencën dhe mekanizmat e kontrollit. Në mungesë të këtyre, diskutimi rrëshqet lehtësisht nga siguria në mbikëqyrje dhe mund të marrë çdo dimension.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!