Kamerat filmuan gjithçka. Vrasësi e qëlloi Nevila Pjetrin me 2 plumba në kokë, çfarë i tha para krimit

schedule07:49 - 11 Qershor, 2022

schedule 07:49 - 11 Qershor, 2022

Detaje të reja kanë dalë në dritë, nga vrasja e shqiptares Nevila Pjetri në Itali. Mediat italiane raportojnë se ajo u qëllua me dy plumba pistoletë në kokë, ndërsa vrasësi i Sarzana-s e hodhi Nevila Pjetrin në lumin Parmignola duke i thënë: “Këtë meriton…”. Fillimisht ai e uli në gjunjë dhe pastaj e qëlloi, ndërsa kamerat filmuan gjithçka.

Mes të tjerash në media raportohet se kanë qenë dy dëshmitarë të këtij krimi, të cilët kanë parë një djalë të ri të zbresë nga një kamionçinë e bardhë, duke tërhequr trupin e pajetë, e më pas duke u larguar. Për këtë Daniele Bedini, një 32-vjeçar nga Carrara, me precedentë për shpërndarje droge e grabitje, akuzohet për vrasjen e prostitutës shqiptare.

Prokuroria e La Spezia dhe karabinierët dyshojnë se Bedini qëndron edhe pas vrasjes së Carlo Bertolotti, transit të vrarë sërish me dy plumba pistolete dhe të gjetur pak kilometra larg trupit të Nevilës.

Leox edhe: Krimet që tronditën Italinë, zbardhen detaje nga vrasja e shqiptares në Itali: 32-vjeçari kërkonte para për të blerë “të bardhë”

Sa i përket motiveve, hetuesit vijojnë ende punën. Deri më tani dyshimi kryesor është një tentativë grabitje që përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Edhe pse nuk mund të përjashtohen edhe motive të tjera të natyrës patologjike apo seriale.

Megjithatë grabitja konsiderohet si më e mundshmja për shkak të varësisë që Bedini kishte ndaj kokainës dhe zhdukjes së çantave të viktimave. Nevila dhe transi ishin viktima të lehta për tsulmuar e grabitur për shkak të profesionit që ushtronin.

Sa i përket kronologjisë së vrasjeve, ideja se ato janë kryer të dyja natën e së dielës sa vjen e përforcohet. Megjithatë gjithçka do të saktësohet të premten, kur pritet të bëhen publike rezultatet e autopsisë së Carlo Bertolotti-t.

Ndërkohë këtë të enjte në vendin e ngjarjes shkuan polumbarë nga Genova, për të kërkuar prova të mundshme që mund të jenë hedhur nga autori në ujërat e lumit Parmignola. Me rëndësi të veçantë është gjetja e armës së krimit.

Ndërkohë, mediat italiane shkruajnë po ashtu se Dhjetorin e shkuar Daniele Bedini ishte dënuar me 3 vjet burg për grabitje, ndërsa ngrenë pikëpyetje për arsyet se përse ai ndodhej i lirë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!