Kamera për të “kontrolluar” gratë që nuk mbajnë shami në Iran

schedule12:08 - 9 Prill, 2023

schedule 12:08 - 9 Prill, 2023

Autoritetet iraniane  së fundmi duket se për të kontrolluar gratë që nuk mbajnë shami do të vendosin kamera në vende publike për ti gjurmuar dhe ndëshkuar.

Mediat e huaja shkruajnë se pasi të identifikohen ato që do të shkelin rregullat do të marrin paralajmërime me mesazhe me tekst për pasojat, ka njoftuar policia.

Masa ka për qëllim “parandalimin e rezistencës kundër ligjit të hixhabit“, shtoi policia në deklaratën, e cila u transmetua nga agjencia e lajmeve Mizan e lidhur me gjyqësorin dhe agjencitë e tjera shtetërore të lajmeve, duke vënë në dukje se rezistenca e këtij lloji dëmton imazhin shpirtëror të Irani dhe shkakton pasiguri.

Ndërkaq një numër i madh i grave në Iran po refuzojnë që të mbajnë shami që pas vdekjes së 22 vjeçares kurde iraniane Mahsha Amini në shtator, pasi ajo u arrestua nga policia e moralit për shkelje të rregullores së hixhabit.

Forcat e sigurisë shtypën me dhunë protestat pas vdekjes së saj.

Megjithatë, pavarësisht rrezikut të arrestimit për shkeljen e kodit të detyrueshëm të veshjes, gratë ende shihen gjerësisht pa shami në qendra tregtare, restorante, dyqane dhe rrugë, dhe videot e grave që ecin pa hixhabe që sfidojnë policinë e moralit kanë vërshuar në mediat sociale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!