KAMERA E FSHEHTË/ “Piranjat” kafshojnë Kujtim Gjuzin, mos e humbisni propozimin për “Drejtorin” e ri

schedule08:34 - 27 Prill, 2022

schedule 08:34 - 27 Prill, 2022

Ka startuar mbrëmjen e së martës në Abc emisioni më i ri investigativ “Piranjat” i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara.

I pari që ka rënë në kurthin e “Piranjave” është ish-deputeti Kujtim Gjuzi, aktualisht kryetar i Partisë Konservatori.

Agjenti i “Piranjave” ka bërdorur si karrem për të “peshkuar” Gjuzin, postin e Drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar, dhe këtu nis e gjithë loja.

Kujtim Gjuzi që në takimin e parë, veç leksioneve për jetën, botën dhe shëndetin, ka dhënë ka marrë vendimin e tij të parë ende pa u bërë “Drejtor” atë të riformatimit të emisioneve në TVSH. Madje Gjuzi në një moment i tregon një video erotike agjentit të “Piranjave” ku sipas tij në ato imazhe është një politikan i njohur, i cili do të ishte dhe “viktima’ e parë e “drejtorit” të ri.

Ndërkohë në takimin e dytë mes agjentit të “Piranjave” dhe Gjuzit, ky i fundit paraqitet me një platformë të qartë se si do të ndryshonte TVSH-në sapo të vihej në krye të institucionit mediatik.

Por saga nuk përfundon këtu, pasi Gjuzi në pritje të telefonatës së tretë të agjentit të “Piranjave” fillon lëvizjet e tij, duke dalë në disa media për të dhënë lajmin e madh se shumë shpejt ai do të ishte “Drejtori” i një televizioni publik.

Loja do të bëhej edhe më e nxehtë, kur në “fushë” zbret agjentja e “Piranjave” e cila prezantohet si sekretarja e re e Gjuzit në detyrën e re.

Kulmi i lojës arrin kur Kujtim Gjuzi parqitet pranë RTSH-së për të marrë pozicionin e ri të punës, por suprpiza e hidhur që ai gjen brenda zarfit do ju bëjë të qeshni. /T.H/Abcnews.al/

Mos e humbisni, ndiqeni të plotë videon:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!