KAMERA E FSHEHTË/ “Piranjat” duan t’i prishin shkallën Kel Demit, qeshni me lot

schedule22:30 - 24 Maj, 2022

schedule 22:30 - 24 Maj, 2022

Emisioni investigativ “Piranjat” në Abc i moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj, përveç denoncimeve dhe rasteve abuzuese ka dhe një rubrikë tejet tërheqëse, e cila është “Kamera e Fshehtë”, ku shumë personazhe të njohur janë bërë pjesë e saj, duke sjellë të qeshura pa fund tek publiku.

Dhe kur të vihen nga pas “Piranjat” nuk bëhet shaka.

Kjo sigurisht që nuk mund t’i ndodhte dikujt tjetër, përveç gazetarit dhe shkrimtarit Enkel Demi.

“Piranjat” i kanë bërë një surprizë jo aq të bukur Kelit, ndërsa ky ndodhej në Torino.

Nëse nuk e dini , po ua themi ne, Kel Demi përveçse gazetar dhe shkrimtarë është edhe pronar i një restoranti në Torino, të cilin e ka sëbashku me ortakun e tij Hajriu, i cili ishte dhe çelësi i të gjithë lojës.

Sapo Keli mbërrin në restorantin e tij, aty mbijnë nga hiçi oficerët italianë, të cilët i kërkojnë të prishi një shkallë brenda lokalit, pasi sipas tyre është jashtë standardi.

Por mes Kelit dhe autoriteteve italiane nis një debat i fortë, por ajo që është më interesantja është se pavarësisht gjithçkaje, gazetari ynë i Abc-së së mëngjesit dhe “Kutia 21” në asnjë moment nuk e humb toruan. /T.H/Abcnews.al/

Për më shumë ndiqni videon:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!