KAMERA E FSHEHTË/ Fansi i çmendur e ndiqte këmba- këmbës, fatura e tmerrshme i prish fundjavën Kiara Titos

schedule22:23 - 7 Qershor, 2022

schedule 22:23 - 7 Qershor, 2022

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj, këtë të martë në “Kamerën e Fshehtë” kanë futur në kurth moderatoren simpatike të “Style Star”, Kiara Titon.

Në lojë përveç miqve të saj është futur dhe Andi, aktori ynë, dhe të gjithë sëbashku mundohen t’ia shndërrojë në një ferr të vërtetë fundjavën e planifikuar me aq kujdes që Kiara do të kalonte në Durrës.

Sapo Kiara relaksohet në shazllonet e plazhit, në lojë hyn Andi, një fans i çmendur i saj, i cili fillimisht i kërkon të bëjnë vetëm disa foto, më pas vjen dhe i sjell trëndafila, dhe më epikja është momenti kur ai për idhullin e tij sjell edhe disa bidona me ujë.

Pas gjithë kësaj suprize dhe e habitur nga dashuria e madhe e fansit, Kiarës fillon t’i gërryejë stomaku për të ngrënë, plazhi i ka këto gjëra, të jep gjithnjë oreks.

Por shkuarja e Kiarës dhe miqve të saj në Restorant nuk ka kurrsesi si të mos kishte surpriza, pasi aty është sërish fansi i saj, por këtë herë ai punon kamarier.

Por nuk është surpriza vetëm tek Andi, por tek të gjitha ushqimet që Kiarës dhe miqve i shkojnë në tryezë, sigurisht ushqime “speciale” sipas menysë së “Piranjave”.

Edhe pse në një moment dikush nga miqtë i tregon Kiarës se asaj po i bëhet një lojë, “Piranjat” nuk kanë aspak ndërmend të dorëzohen, madje shtojnë dozën e shakasë, pasi në Restorant hyn edhe “mamaja” e Andit, e cila sapo sheh moderatoren simpatike, i thotë menjëherë të birit: Këtë duhet të sillje në shtëpi, jo atë budallaçkën”.

Ndërsa surpriza e fundit për Kiarën dhe miqtë e saj ishte fatura e kripur për një ushqim me shumë kripë…

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!