Kamenos paralajmëron: Kush voton pro emrit “Maqedoni” do të përjashtohet nga partia

schedule15:50 - 12 Qershor, 2018

schedule 15:50 - 12 Qershor, 2018

Kryetari i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos tha se nuk do të përkrahë asnje marrëveshje që do të përmbaje termin Maqedoni në emërtim. Megjithatë, sipas tij, kjo nuk do të vendosë në rrezik koalicionin qeverisës. Ai shtoi se mund të kalojë pothuajse një vit, para se marrëveshja që do të arrijnë dy kryeministrat, të ratifikohet në kuvendin e Greqisë. Kamenos thotë se shkak për këtë vonesë është referendumi që do të organizohet në Maqedoni. Po ashtu ai ka paralajmëruar anëtarët e partisë së tij, se “çdokush që nuk do të ndjekë qëndrimin e partisë për çështjen e emrit, do të jetë automatikisht i përjashtuar nga partia”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!