Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Harris “nuk heq dorë” nga Shtëpia e Bardhë/ Ish-kandidatja në 2024 nuk përjashton rikandidimin për Presidente

schedule16:25 - 25 Tetor, 2025

schedule 16:25 - 25 Tetor, 2025

Ish-zëvendëspresidentja Amerikane Kamala Harris ka lënë të hapur mundësinë e një tjetër kandidature për postin e Presidentes së Shteteve të Bashkuara në një intervistë për BBC duke deklaruar se ndoshta ajo do të jetë gruaja e parë në histori që do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë.

Në intervistën e saj për median britanike tha se nuk ka marrë ende një vendim final, por shtoi se nuk e konsideron karrierën e saj politike të përfunduar. E kam jetuar jetën time në shërbim të publikut, kjo nuk ka përfunduar u shpreh Harris ndërsa kur u pyet nëse do të bëhej një ditë presidente ajo u përgjigj shkurtimisht duke thënë ndoshta.

Harris e cila humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 përballë Donald Trump sulmoi kreun e Shtëpisë së Bardhë duke e quajtur atë një tiran të vërtet ndërsa shtoi se të gjitha paralajmërimet që kishte bërë për të kishin dale të vërteta. Harris akuzoi Trump se po përdor Departamentin Amerikan të Drejtësisë si armë ndaj rivalëve të tij politik ndërsa kritikoi bizneset se janë përkulur përballë kërkesave të presidentit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Abigail Jackson, reagoi ashpër ndaj komenteve të Harris, duke i quajtur ato “gënjeshtra absurde”. “Kur Kamala Harris humbi zgjedhjet me diferencë të madhe, duhej ta kishte kuptuar se amerikanët nuk i besojnë asaj. Por duket se nuk e ka marrë ende mesazhin,” tha Jackson për BBC.

Intervista e Harris për BBC përkon me publikimin e librit të ri të saj të quajtur 107 ditët ku ajo rrëfen fushatën e saj të shkurtër presidenciale në vitin 2024, që nisi vetëm pas tërheqjes së Joe Biden. Ajo pranoi se nisja e vonuar e fushatës ndikoi në rezultatin përfundimtar. “Ishte pothuajse e pamundur të fitonim me aq pak kohë,” tha ajo.

Megjithatë, Harris e bëri të qartë se ambicia politike mbetet gjallë. Pavarësisht sondazheve që e rendisin pas kandidatëve të tjerë të mundshëm demokratë ajo tha se nuk I ka llogaritur kurrë sondazhet kur bëhej fjalë për karrierën e saj politike duke shtuar se nëse do ti kishte marrë parasysh nuk do të kishte kandiduar vitin e shkuar.

Aktualisht ish-nënpresidentja Kamala Harris Harris ndodhet në një tur ndërkombëtar për promovimin e librit, por shfaqjet publike, stafi i organizuar dhe ritmi i ngjeshur i axhendës së saj i japin këtij turi pamjen e një fushate të re që mund të jetë në prag të nisjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!