Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kamala Harris “mposht” Trump, mbledh 170 milionë dollarë më shumë në korrik

schedule10:20 - 3 Gusht, 2024

schedule 10:20 - 3 Gusht, 2024

Ekipi i fushatës së Kamala Harris ka njoftuar se ka arritur të mbledhë 310 milionë dollarë në korrik, shifër kjo dy herë më e lartë se shuma totale e mbledhur nga rivali i saj Donald Trump.

Shumica e fondeve të mbledhura për fushatën i përkasin kohës pasi zëvendëspresidentja hyri në garë, pra pas dorëheqjes së Joe Biden.

Teksa financimi luan një rol të rëndësishëm në fushatat zgjedhore në SHBA, me shuma shpesh astronomike, kandidatja e re e demokratëve mblodhi 200 milionë dollarë në më pak se një javë pas tërheqjes së Joe Biden më 21 korrik.



Ndërkohë, ekipi i Donald Trump tha në një deklaratë për shtyp të enjten se arritën të mbledhin 138.7 milionë dollarë në korrik, e cilësuar një shifër e ulët duke marrë parasysh se është mbledhur në muajin që ish-Presidenti i mbijetoi një atentati.

Shumat marramendëse të fushatave zgjedhore në SHBA shpenzohen kryesisht në spote reklamuese shumë të shtrenjta që paraqesin historikun dhe premtimet e kandidatëve.

OJQ Open Secrets, e specializuar në financimin politik, vlerëson se zgjedhjet e vitit 2024 mund të jenë më të shtrenjtat në historinë amerikane, duke tejkaluar rekordin prej 5.7 miliardë dollarësh që u shpenzuan për zgjedhjet e vitit 2020.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!