Zëvendës Presidentja e zgjedhur e SHBA-ve Kamala Harris mori vaksinën e Moderna të COVID-19 të martën pasi sfidoi Presidentin Donald Trump gjatë fushatës presidenciale në punën e administratës së tij për vaksinimet.
“Në rregull, le ta bëjmë’, tha ajo, ndërsa infermierja Patricia Cummings e Qendrës së Bashkuar Mjekësore tregoi gjilpërën. “Ishte e lehtë. Faleminderit. Mezi e ndjeva”, shtoi ajo.
Harris ishte një qendër mjekësore në Juglindje, Uashington, DC , shtëpia e shumë komuniteteve pakicë. Vaksinave Pfizer dhe Moderna iu dha dritë jeshile për t’u përdorur nga qeveria amerikane pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. g.v/abcnews.al