Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka dënuar aktet terroriste të Hamasit, ndërsa ka premtuar mbështetjen e administratës për Izraelin.
“Është e panevojshme të thuhet, jam plotësisht e indinjuar nga ajo që ka ndodhur. Ne po shikojmë aktet ekstreme të terrorizmit që duhet të dënohen”, ka thënë ajo. Gjithashtu ka shtuar se sulmet terroriste nuk mund të justifikohen.
“Presidenti dhe unë jemi angazhuar shumë seriozisht për mbështetje të Izraelit dhe popullit të Izraelit. Ne do të qëndrojmë në kontakt të vazhdueshëm me aleatët tanë, me partnerët tanë izraelitë, me anëtarë të Kongresit”, ka thënë ajo.
Më herët një zëdhënës i Departamentit të Shtetit konfirmoi se numri i shtetasve amerikanë që kanë humbur jetën ka shkuar në 22./abcnews.al/

