Koordinatori i PD për fushatën në Himarë, Skerdjan Dhuli thotë se vërejtje për kreun e kësaj force politike, Sali Berisha.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Dhuli u shpreh se po të ishte në dorën e tij, gjysmën e grupit të PD që i bëri deputet Lulzim Basha do i linte në listë të hapur.
“Dhe doktori vetë, unë mund të kem edhe sot vërejtje për doktorin. Ja ta them unë. Po ta kisha unë, gjysmën e grupit parlamentar të PD, që i bëri deputet Lulzim Basha, unë do i kisha lënë në listë të hapur. Po ta kisha unë në dorë. Por ka një diferencë. Doktori, gabimi më i madh i jetës së vet, e di cili është? Që ka bërë kryetar partie Lul Bashën. Shkuam pas një njeriu që u tall me të gjithë ne edhe na la Edi Ramën peshqesh. Pas kauzës shkuam. Personi që personi që na drejtoi, na udhëhoqi, na la Edi Ramën peshqesh. Ky është problemi”, theksoi ai./abcnews.al