Instruktori i kërcimeve latine Niko Spiro ka treguar se kërcimet e këtij zhanri në Shqipëri janë më shumë të preferuar nga vajzat, pasi djemta kanë komplekse.
“Nuk ka shumë çuna se është akoma kompleksitet kërcimi. Çunat e kanë shumë më të thjeshtë për të mësuar, por komplekiteti vazhdon”, u shpreh ai në emisionin ‘ABC-ja e mëngjesit’.
Më tej, Niko ka treguar se gjithashtu shumë çifte vijnë në sallë për të mësuar kërcimet për dasma.
Nuk kanë munguar as batutat me moderatorin Enkel Demi, i cili ka deklaruar me plot humor se ka tre vite që nuk po më mëson dot pogonishten.
Enkel Demi: Unë ka mbi 3 vjet nuk mësoj dot hapat e pogonishtes.
Niko Spiro: Varet ka çifte që vijnë të mësojnë kërcimin e hyrjes dhe tortës.
Enkel Demi: Pse ka edhe të tortës? Si ja kemi bërë ne? E çuditshme . (Qesh)