“Kam studiuar që fëmijë për piano”, Kapidani: Si vendosa të bëhem regjisore

schedule10:57 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 10:57 - 14 Dhjetor, 2023

Regjisorja, Sonila Kapidani ka rrëfyer fillimet e saj në botën e artit. Ajo ka zbuluar në emisionin “Pas Mesnate” se studiuar pianon kur ka qene e vogël, pasi kjo ka qene një dëshirë e mamit të saj.

Ndërkohë, më vonë, kur u kthye nga Greqia ishte në dilema të mëdha për studimet e larta dhe në një bisedë me dy pianiste vendosi të ndiqte shkollën për regji.

“Piano është dashuria e mamit. Pianon nuk e kam zgjedhur, e kanë zgjedhur prindërit e mi për mua kur kam qene 6 vjeçe. Kur hyra në fillim në shkollë, mami këmbëngulte që do të futem dhe në piano. Unë kam qarë dy ditë, sepse doja të futesha dhe në violinë. Edhe gjatë gjithë periudhës sime në shkollë, në çdo prezantim në provimet e pianos unë lutesha që do të ishte i fundit. Nuk e kam dashur, por vazhdoj t’i bie pianos, është një nga gjërat më të bukura, që mami im ka bërë për mua.

“Kur u ktheva nga Greqia, isha në atë përshtypjen se çfarë do bëj tani. Shumica e njerëzve që më njihnin këmbëngulnin që unë të futesha në juridik. Ishte në modë në atë kohë. Në teatër, ka qene një bisedë me dy pianiste, se cila do të ishte shkolla ku unë do të konkurojë dhe aty u bë biseda për regjisurën, një gjë e lindur te unë dhe një gjë që u krijua aty. Mendova, pse jo mos të shkojë ta provojë konkursin e regjisë”, u shpreh Sonila./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!