Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi, ka hapur zemrën dhe ka folur për atë që ka përjetuar për të arritur aty ku ka dashur. Këngëtarja, e cila po shijon prej disa muajsh një romancë me Adis Patushin, është vënë shpeshherë përballë kritikave.
Duket se ajo i referohet eksperiencës të vështirë që kaloi në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP”, kritikave që merr për lidhjen që krijoi me Adis Patushin dhe së fundmi përplasjen me gazetaren Zhaklin Lekatari, teksa shprehet se ka shumë plagë që po mundohet t’i shërojë prej vitesh.
“Pas kësaj buzëqeshje ka shumë plagë që jam mundu me vite me i shëru .. pas kësaj buzëqeshje ka shumë dështime .. pas Fifit që e shihni ju është një fëmijë i vogël që nuk kishte dhe u deformu t’u punu për me bo e me arrit diçka në jetë .. pas çdo shpërthimi emocional që kam pas – diçka keni pa e diçka s’keni me pa kurrë – ka shumë thika, ka shumë bërryla e ka shumë padrejtësi që s’keni me i kuptu se nuk i keni provu. Gjithsesi .. si njeri që jam me të meta – e me budallaki – me të mira e të kqijaa – JAM NJERI!”, shkruan Fifi.
/abcnews.al