“Kam shumë kohë pa kryer marrëdhënie”, blogerja e seksit: Meshkujt shqiptarë, frikacakë

schedule12:00 - 25 Maj, 2020

schedule 12:00 - 25 Maj, 2020

Zhaklin Lekatari ka rrëfyer se ka shumë kohë pa kryer marrëdhënie seksuale dhe se nuk ka një partner në krahë.

Ajo tha se marrëdhëniet e saj me meshkujt nuk janë të mira sepse ata e kanë frikë.

Blogerja e seksit shtoi se meshkujt shqiptarë duan të manipulojnë dhe të ulin poshtë vetes femrat nga mungesa e vetëbesimit dhe eksperiencës.

“Kam shumë kohë pa bërë seks sepse nuk ma partner. Shumë kohë para karantinës. Marrëdhëniet e mia me djemtë nuk janë shumë të mira sepse më kanë pak frikë. Meshkujt shqiptarë janë frikacakë. Kanë frikë nga femrat. Kanë frikë nga femrat e pavarura. E duan poshtë vetës, duan ta manipulojnë sepse kanë mungesë vetëbesimi, pasigurie eksperience dhe mundohen me mënyrat e tyre të çojnë në nivelin e tyre.

Një grua e pavarur ekonomikisht dhe mendërisht është jashtëzakonisht shumë e rrezikshme për një mashkull shqiptar. Sidomos për djemtë e rinj,”- u shpreh ajo në Ora News.

Ndërsa rrëfeu eksperiencat e puthjes me dy vajza të ndryshme shtoi se asnjëherë nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me femra.

“Kam puthur dy vajza të ndryshme. Njëherë kur isha në Itali në moshën 19-20 vjeçare. Në atë kohë më pëlqente shumë shoqja ime, kishte një lëkurë të bardhë, që nuk e harroj kurrë, kishte një binjake. Agresive dhe  e pafajshme, pjesëtare e komunitetit. Në atë kohë pata dyshime çfarë jam unë, biseksuale, hetero, gay. U putha po nuk ndodhi gjë tjetër midis nesh. Dhe një herë tjetër me një vajzë italiane. Para 6 ose 7 vitesh. Nuk më ka ndodhur asnjëherë një eksperiencë e plotë seksuale me një vajzë, me një grua,”– tha Zhaklin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!