Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Kam shumë arkivole në shpinë”, zbardhet dëshmia e shefit të stacionit të Larisës

schedule23:08 - 4 Mars, 2023

schedule 23:08 - 4 Mars, 2023

Drejtori i stacionit të Larisës, i cili ndodhet përballë autoriteteve, për tragjedinë hekurudhore në Tempi me dhjetëra viktima, ndodhet në një gjendje shumë të rëndë psikologjike. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, drejtori i stacionit mësohet se ka thënë se: “Kam 35 arkivole në shpinë”.

Tragjedia që mori më shumë se 50 jetë njerëzish u shkaktua nga një gabim fatal i drejtorit të stacionit hekurudhor, i cili e drejtoi trenin me pasagjerë në vijën e poshtme të trafikut, në të njëjtën linjë me atë të mallrave. Ai thotë se ka urdhëruar ndryshimin e pistës por nuk është zbatuar nga sistemi.

57 persona mbetën të vrarë dhe mbi 80 të plagosur nga aksidenti. Në spital po marrin trajtim 15 persona, 6 prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë. Mes viktimave janë edhe katër shqiptarë. Ledio Ruçi 22 vjeç, Klaudia Lata 21 vjeç, Ifigjenia Micka 23 vjeç dhe Pavlin Bozo 60 vjeç mbetën të vdekur nga tragjedia./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!