“Kam shitur gjakun për të ushqyer fëmijët”, Basha publikon dëshminë e një babai në skamje

schedule13:21 - 16 Janar, 2021

schedule 13:21 - 16 Janar, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, këtë të shtunë rithekson gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhen qytetarët dhe thekson se është e nevojshme që tashmë të sillet ndryshimi.

Basha ka postuar në rrjetet sociale një video prekëse, ku shfaqet një baba në skamje ekonomike, i cili mes lotësh pranon se ka shitur gjakun e tij për të ushqyer fëmijët.

Kryedemokrati ndër të tjera thekson se ngjarje të tilla të mos ndodhin më është koha për të larguar Edi Ramën dhe larguar qeverinë.

Krahas videos Basha shkruan,”Është koha për ndryshim. Është koha për të larguar Edi Ramën”./abcnews.al