“Kam qenë pranë kalimit të Itali”, Mitrovic: Tek Al-Hilal jam i lumtur, në Serie A jam tifoz i Roma-s

schedule11:56 - 18 Shtator, 2023

schedule 11:56 - 18 Shtator, 2023

Përforcimet e bëra në merkaton e veres nga “gjigandët” sauditë të Al-Hilal kanë filluar të “shpërblejnë” investimin e klubit, me skuadrën e drejtuar nga Jorge Jesus, që arriti të premten një fitore të thellë 6 me 1, duke kapur kështu vendin e parë të renditjes me plot 16 pikë, pas 6 ndeshjeve të para.

Spektakolar deri më tani padyshim ka qenë dhe “bomberi” serb, Aleksandar Mitrovic, i cili ka arritur të shënoja plot 5 gola, si dhe të dhurojë 1 asist në 4 ndeshjet e para, duke u kthyer në në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Ish-“bomberi” i Neëcastle e Fulham ka folur më shumë për eksperiencën e tij në Arabi, për mediat italiane, ku nuk munguan as ngacmimet për shokun e tij të skuadrë, Sergej Milinkovic-Saviç, si dhe foli për një transferim të mundshëm në të ardhmen, në Serie A.

Ish-sulmuesi i Fulham, Mitrovic i cili deri më tani ka shënuar 5 gola në katër ndeshje, ka folur pas kësaj sfide për mediet italiane, por nuk i ka kursyer ngacmimet edhe për shokun e skuadrës, Milinkovic-Savic.

“Kemi bërë një nisje shumë të mirë, personalisht jam ambientuar dhe po e shijoj këtë eksperiencë. Skuadra është shumë e fortë, po ashtu edhe kampionati. Sergej është shumë i fortë dhe jam i bindur se i mungon Lazio-s. Një lojtar si ai është në gjendje të bëj diferencën në të gjitha skuadrat e mëdha.

Unë në Serie A në të ardhmen? Në të kaluarën kam qenë pranë një lëvizje në Itali, por tani jam shumë i lumtur te Al-Hilal dhe dua të fitoj këtu. Gjithsesi unë e ndjek rregullisht kampionatin Italian, jam një tifozë i Roma-s”,- u shpreh “bomberi” serb. /i.m /abcnews.al