“Kam qenë me shokë”, zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e shqiptares në Itali

schedule08:25 - 9 Qershor, 2022

schedule 08:25 - 9 Qershor, 2022

Policia italiane vazhdon hetimet për dy vdekjet e ndodhura më  7 qershor, atë të transgjinores Camilla dhe shqiptares Nevila Pjetri, trupat e pajetë të të cilëve u gjetën në harkun kohor të 24 orëve jo shumë larg njëri-tjetrit.

Daniele Bedini është arrestuar si autor i dyshuar i të dyja ngjarjeve dhe policia po heton në dy pista, një serial killer në botën e prostitucionit apo një vrasje për t’i mbyllur gojën dëshmitarit.

Dyshohet se transgjinorja Camilla ta ketë parë autorin kur ka tërhequr zvarrë trupin e pajetë të Nevilës dhe e ka hedhur në përrua.

Lexo edhe: Shqiptarja u vra dhe u tërhoq zvarrë drejt lumit, del autopsia: Një plumb e mori në ballë

Artizani 32-vjeçar vazhdon ta mohojë përfshirjen në të dyja vrasjet.

“Natën e dy vrasjeve kam qenë në lokal me shokë.”

Kjo është alibia e tij.

Nevila u gjet e pajetë në shtratin e përroit Parmignola, në Marinella, pranë Sarzanës , e vrarë nga dy të shtëna me armë në kokë.

Jo shumë larg, në të njëjtën ditë u gjet edhe Camilla.

Po vijojnë hetimet nga Karabinierët e Ris di Parma dhe Policia Shkencore për të konstatuar nëse ka lidhje mes dy vdekjeve.

Autopsia e Nevila Pjetrit

Vajza shqiptare u vra me dy të shtëna me pistoletë të kalibrit 22 në kokë. Mjekja ligjore Susanna Gamba konstatoi rezultatin e autopsisë. Gjuajtja e parë është qëlluar në ballë, tjetra pas veshit të majtë. Ende mbetet për t’u sqaruar nëse vrasja ka ndodhur në vendin ku është gjetur kufoma apo diku tjetër.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!