“Kam qenë flakë fare”, Arjola Demiri ndan fotot e rralla kur ishte në të 20-at e saj

schedule09:33 - 24 Tetor, 2022

schedule 09:33 - 24 Tetor, 2022

Aktorja Arjola Demiri është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit disa fotografi ku ka qenë në të 20-at e saj. Arjola shprehet se fotografitë janë realizuar në Turqi dhe në të cilat shfaqet shumë ndryshe. Krahas fotove, ajo thekson mes të tjerash se ndihet krenare për vajzën që ka qenë.

“Kanë kaluar 16 vite nga ky photo shooting në Turqi. Vetëm familjarët dhe disa prej miqve të mi i mbajnë mend këto foto dhe këtë Arjolën 21 vjeçare. Më merr malli shumë për Arjolën e dikurshme sepse vitet rrjedhin lumë dhe do doja të kisha të njëjtën fresku dhe energji të asaj moshe, por e di që dëshira më e madhe ka qenë të jem nënë.

Pas dy muajve kam zbuluar që isha në pritje të ëmbël me Helgën time të bukur. Edhe kur shoh foto të vjetra ndihem shumë krenare për vajzën që isha.”, ka shkruar ajo. “Thashë t’ju prezantoj me Arjolën 21 vjeçare. Kam qenë flakë fare”, ka shtuar më pas aktorja në Instastory.

 

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!