“Kam punuar dhe në ndërtim”, regjisori flet për sakrificat në SHBA dhe filmin e ri: Kemi si synim Netflix-in

schedule09:32 - 4 Shkurt, 2022

schedule 09:32 - 4 Shkurt, 2022

Skenaristi dhe regjisori, Bujar Alimani ka provuar suksesin jo vetëm në Shqipëri me filmat e tij por dhe në botë. Alimani u rikthye sërish në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë me filmin “Virgjëresha shqiptare”, i cili u prezantua në Tetor. Ky film ka bërë bashkë aktorët më të mirë nga Shqipëria dhe Kosova. Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, regjisori dha detaje.

Projeksioni i radhës duhet të jetë Netflix, qëllimi i produksionit gjerman që ka punuar shumë, kënaqësia ime është shumë e madhe. Produksioni gjerman më piketoi dhe më thanë se të duam të jesh regjisor i këtij filmi. Punova me skenograf dhe kostumograf të mirë. Kam mësuar shumë nga ky film. Përzgjodha një kast nga Shqipëria dhe Kosova nga më të mirët.“, tha ai.

Ai foli dhe për largimin e tij nga vendi në një kohë kur po ngjiste hapat e suksesit. “Nëse nuk do të merresha me punë të tjera, kush më pret mua këtu. Si mua ka 10 milionë të tjerë. Kur erdha në SHBA kishte filluar fluturimi im, kur isha në kulmin e ngjitjes. Kam pasur fat se për pikturën kam punuar në studion e një mikut tim piktor, ka një kompani dhe bën art dizajn. Kam punuar dhe në ndërtim, kur kam bërë dokumentarin Zoi, e kam bërë kur kam qenë pa punë.

Emigracioni të mëson një gjë bazike, koha ikën dhe nuk vjen më pas. Nuk kam menduar se duhet të rri pa punë, është punim shumë i madh sepse kur vjen nga puna do të merresh me projektet e tua. Nuk ka qenë e lehtë. Hollywood-i nuk është gjëja më e rëndësishme në jetë. Duhet të jesh i ndershëm me veten time, si të bësh filma dhe të predikosh moral kur nuk je në rregull me veten tënde.”, tha regjisori. /abcnews.al