“Kam parë vdekjen me sy, më detyronte të pija kokainë dhe më mbante mbyllur”, e reja tregon historinë e frikshme me 31 vjeçarin

schedule12:12 - 17 Prill, 2023

schedule 12:12 - 17 Prill, 2023

28-vjeçarja në Tiranë e cila u mbajt peng dhe u dhunua për një javë nga 31 vjeçari Gleard Gusholli, ka folur për herë të parë për mediat.

Ajo tregon se është njohur me Gushollin rreth një vit e gjysëm më parë dhe ky gjest i tij sipas saj u bë për hakmarrje.

Për disa kohë ata kanë jetuar të sëbashku në familjen e saj në Gjermani, aty ku filloi edhe dhuna. Prindërit e 28 vjeçares kuptuan që ai ushtronte dhunë ndaj vajzës së tyre dhe u përzunë nga shtëpia.

LEXO EDHE: FOTO/ Dhunoi dhe mbajti peng të renë në Tiranë, ky është Gleard Gusholli

Gjatë kohës që e ka mbajtur mbyllur, ajo tregon se e ka goditur me grushta në trup, kokë dhe i mbante thikën në trup duke e kërcënuar.

Po ashtu ajo shton se shpesh herë ka tentuar të hidhet nga ballkoni, pasi nuk kishte asnjë mundësi që të kontaktonte me familjen e saj.

Në fund ajo shprehet se 31 vjeçari e ka detyruar të pijë edhe kokainë.

LEXO EDHE: 28 vjeçarja u mbajt peng dhe u dhunua me këmbë karrige, zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë në Tiranë

“Kam parë tmerr me sy, kam parë vdekjen me sy. Unë vetë kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk e duroja dot më.

Më gjuante me shkelma, me grushta në koka në fytyrë në trup, më gjuante me një shkop me gozhda. Nxirrte thikën ma mbante te trupi, te këmba. Më thoshte që unë do ta çaj barkun.

I lutesha, i thoja të lutem me hap derën, nuk më do, nuk më do, të lutem më hap derën që të dal nga këtu.

Ai donte me u hakmarrë, ky ka qenë plan i i tij. Sepse ne kemi qenë 3 muaj të ndarë dhe në Gjermani ka filluar kjo dhunë.

Prindërit e mi e kanë marrë vesh këtë dhe kanë nxjerrë nga shtëpia në Gjermani. Në kishim gati një vit e gjysëm që njiheshim me njëri-tjetrin.

Në Gjermani më ka dhunuar, por unë nuk e kam denoncuar, as familja ime. Ky tani prej xhelozisë, se kemi qenë 3 muaj të ndarë donte me u hakmarrë. Më merrte telefonin, nuk më hapte derën. Nuk kontaktoja dot asnjë njeri.

Ai vet më ka thënë mua që nuk e konsumon më kokainën, ndërkohë kur erdha unë ai e konsumonte në syrin tim dhe më thoshte dhe mua pije, unë i thoja disa herë, nuk e pi, nuk e pi dhe jam gjendur dhe unë në siklet se thoja do më vrasi dhe isha e detyruar ta konsumoja. Këta 5 ditët e fundit e kam konsumuar edhe unë, herët e tjera kurrë skam pasur lidhje me drogën” tha ajo. r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!