“Kam mësuar anglisht, idhulli im Gerrard”, mesfushori tremb Juventusin

schedule13:20 - 16 Maj, 2020

schedule 13:20 - 16 Maj, 2020

Mesfushori i Juventusit, Rodrigo Bentacur, ka trembur drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” me deklaratën e tij më të fundit. Futbollisti nga Uruguai ka treguar çfarë ka bërë gjatë ditëve të izolimit, ku ka lënë të kuptohet se i pëlqen një kalim në Angli.

“Kam parë shumë filma, mundësisht në gjuhën angleze. Kam tentuar ta mësoj këtë gjuhë, gjatë gjithë kohës dëgjoja dhe lexoja anglisht. Kam parë dhe ndeshje të vjetra të kampionatit anglez.

Lampard dhe Gerrard kanë qenë të shkëlqyer, kam mësuar shumë nga loja e tyre. Gerrard është idhulli im, një mesfushor i kompletuar”, tha mes të tjerash Bentacur. Ndoshta sinjale largimi, ndoshta sinqeritet i tepruar…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!