Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kam marrë shumë çmime por…”, Osman Mula: Ku janë sot festivalet e humorit dhe të filmit

schedule11:20 - 21 Shkurt, 2022

schedule 11:20 - 21 Shkurt, 2022

Gjatë intervistës për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Osman Mula shprehu kritikat për gjendjen në të cilën ndodhet arti në ditët e sotme. Pak ditë më parë, ai u dekorua nga presidenti Ilir Meta me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për kontributin e veçantë që ka dhënë për artin shqiptar përgjatë 45 viteve.

“Jam shumë i kënaqur me vlerësimin, jam vlerësuar dhe nga z.Bamir Topi para 12 vitesh. Më ka vlerësuar dhe qyteti im me çmimin ‘Preng Jakova’ dhe ‘Mirënjohja e qytetit’. Kam marrë nga radiotelevizioni Antenën e Artë. Kam marrë të gjitha këtë por nuk kam arrë kryesorin që është pensioni i veçantë. Por ia lëmë jetës.”, tha ai.

Ai flet gjithashtu dhe për gjendjen në të cilën ndodhet arti shqiptar. “Shumëkush u hodh në treg përfitoi nga ky treg, vodhi dhe idealizmi nisi të zvogëlohej. Njerëzit komercialistë u rritën dhe këta që vodhën morën shumë më tepër. Ku është sot festivali i humorit, i filmit, ku është teatri.”, tha kompozitori.

“I kam lënë fëmijët të lirë. Më vjen keq sepse të dy e morën me pasion artin në Shqipëri. Si për fëmijët e mi ka dhe shumë që sapo kanë mbaruar shkollën i shikon duke ikur, është një dramë e madhe. Në një qytet si Tirana ku teatri mungon dhe cirku është prishur, opera nuk ka filluar, të gjitha këto mjedise janë të humbura.

Ndërtoje teatrin dhe prishe këtë pastaj. Nuk mundesh me tretur këpucët pa blerë të tjerat sepse mezi ec zbath. Në këtë drejtim, dhe situata me fëmijët e mi bashkohet me të gjithë fëmijët shqiptarë. Kanë ëndrra dhe janë shumë të talentuar.”, u shpreh Mula. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!