Tronditëse është dëshmia e 17-vjeçares në Durrës, e cila u gjet një muaj pasi u zhduk. Lidhur me rastin, policia arrestoi një 24-vjeçar. I riu rezulton të jetë kushëriri i 17-vjeçares.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije për gazetarin Leonidha Musaj se e mitura ka rrëfyer para hetuesve se ka ikur me dëshirën e saj tek kushëriri dhe ka kryer marrëdhënie pa e detyruar ky i fundit.
Sakaq, gjatë kontrollit në banesën e 24-vjeçarit në zonën e plazhit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën ai e shiste me doza. /abcnews.al