Aktorja e njohur, Sharon Stone ka deklaruar se ka kryer një abort të vështirë kur ishte vetëm 18 vjeçare.
63 vjeçarja ka shkruar në librin e saj të kujtimeve se ishte i dashuri i saj i parë ai me të cilin kishte mbetur shtatzënë, kur ishte një adoleshente në Pensilvani.
Sipas People, në librin e kujtimeve me titull “Bukuria e të jetuarit dy herë”, Stone ka thënë se ishte seksualisht e papjekur dhe nuk e dinte që mund të mbeste shtatzënë.
Ajo ka sqaruar se me të kuptuar se po priste një fëmijë, bashkë me të dashurin e saj kishin shkuar në një klinikë në Ohio për të kryer abortin pasi nuk po arrinte ta bënte në vendin ku jetonte.
Sakaq, aktorja ka shtuar se ishte ndier shumë keq pas abortit mirëpo nuk kishte guxuar t’ia tregonte askujt këtë pasi duhej të mbetej një sekret./abcnews.al