“Kam kohë që toleroj”, partnerja e Stines akuza të rënda ndaj kunatës: Më ke fyer dhe lënduar

schedule17:18 - 11 Maj, 2021

schedule 17:18 - 11 Maj, 2021

Partnerja e Stines, Graciela ka shpërthyer publikisht kundër kunatës së saj, këngëtares Alida. Përmes disa postimeve në Instastory, Graciela ka akuzuar Alidën se e ka fyer rëndë.

Graciela ka publikuar fillimisht intervistën e fundit të Alidës në “Soiree”, ku ishte së bashku me Stinen dhe u shpreh se këngëtari ka mbajtur gjithmonë krahun e saj.

Jonida: Cilën anë mban Stine nëse ka një sherr mes teje dhe gruas së tij?

Alida: Ka mbajtur anën time deri tani.

“Realisht nuk di çfarë të them. I ke gabimet me okë ndaj meje dhe prapë nuk jeton dot pa u shprehur keq dhe publikisht, por gabohesh rëndë. Ke pasur gjithmonë tendencën të më ulësh si femër dhe si nuse në çdo formë. Thjesht ke treguar dhe ke ulur vetëm veten tënde”, shkruan Graciela.

Më pas ajo ka postuar edhe video nga intervistat e Alidës tek “Zonë e lirë”, ku në një moment Çani e pyet nëse i pëlqen vajza me të cilën është lidhur Stine dhe këngëtarja nuk jep koment.

“Kam kohë që rri e heshtur. Kam kohë që toleroj. Nuk më ka pëlqyer kurrë që gjërat personale dhe familjare t’i bëj publike. Nuk më ka pëlqyer kurrë që të kem një raport të tillë me ty pasi na bashkon një njeri që të dyja i duam të mirën. Doja që motra e burrit të ishte dhe motra ime. Për këtë kam toleruar shumë herë që më ke fyer dhe lënduar dhe i kam hedhur pas krahëve të gjitha. Por ti nuk di të ndalesh privatësisht dhe publikisht. Prandaj do të ta kthej në të njëjtën mënyrë. Ka dhe diçka… Mllefi im nuk vjen nga këto fyerje dhe ulje publike apo dhe jo publike që më ke bërë!!! Ka më shumë dhe më rëndë se kaq. Pasoja që po i vuaj edhe sot e kësaj dite dhe shpresoj që të rëndoj edhe ty po aq shumë”, ka shkruar Graciela.

/abcnews.al