“Kam fjetur me studentet e mia, isha i varur ndaj seksit”, aktori i njohur bën deklaratën shokuese

schedule14:34 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 14:34 - 23 Dhjetor, 2021

James Franco ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me studentet e tij, duke thënë se luftoi me varësinë ndaj seksit dhe se ka punuar për të përmirësuar sjelljen e tij. Gjatë një interviste për podcastin “The Jess Cagle Podcast”, aktori 43-vjeçar tha se flinte me studentet por kjo ishte e gabuar.

Aktori i nominuar për Oscar tha se nuk e kishte nisur shkollën për të joshur gratë për qëllime seksuale. “Nuk isha unë personi që zgjidhja njerëzit që duhej të ishin në klasë. Pra, nuk ishte një masterplan nga ana ime. Por po, ka pasur disa raste kur, kam qenë në një gjë konsensuale me një student dhe nuk duhet të kisha qenë.

James Franko

Mendoj se në atë kohë, nëse ishte konsensuale, në rregull. Sigurisht që e dija, duke folur me njerëz të tjerë, mësues të tjerë apo çfarëdo tjetër, si, po, ndoshta nuk është një gjë e lezetshme. Në atë kohë, nuk isha i qartë.“, tha ai.

Kjo deklaratë vjen pas gati katër vite më parë kur Los Angeles Times raportoi se pesë gra, katër prej të cilave që ishin studente në shkollën e tij të aktrimit, kishin akuzuar aktorin për shfrytëzim seksual. /abcnews.la