“Kam fituar një vajzë të dytë”, këngëtarja e famshme hyn në Big Brother dhe surprizon Monikën

schedule22:40 - 25 Janar, 2022

schedule 22:40 - 25 Janar, 2022

Monika është surprizuar mbrëmjen e sotme nga Fifi. Këngëtarja ka hyrë brenda shtëpisë së Big Brother VIP për të takuar aktoren me të cilën ka pasur një raport mjaft të ngushtë gjatë qëndrimit brenda. Fifi këndoi gjithashtu dhe këngën e saj hit, Diell, që shkroi kur ishte në shtëpi, përmes së cilës përcolli një mesazh.

“Ndjesë Tea por nuk e kam ndjerë as për ty këtë ankth. Më ke plotësuar, shumë herë i kam kërkuar vëllait të madh që ta sjellë Fifin dhe të këndojë. Kam fituar një vajzë të dytë.”, tha Monika pas takimit me Fifin. Kjo e fundit iu drejtua me fjalët se është personi më pozitiv që ka njohur.

“Je njeriu më pozitiv që kam takuar në jetë. Këndova këngën Diell për një arsye sepse atje jashtë na pret dielli, duhet me luftuar dhe me qeshur, me u kënaqur dhe me shijuar.”, tha Fifi. Këngëtarja takoi dhe banorët e tjerë. Mes të tjerash, ajo pati një mesazh dhe për Donaldin, që të vazhdojë të qëndrojë i fortë.

/abcnews.al