Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kam firmosur kontratë në 2008 me perënditë”: At Xhevahiri tregon si i shëron të sëmurët

schedule11:13 - 26 Tetor, 2020

schedule 11:13 - 26 Tetor, 2020

Xhevahir Dedej, përfaqësues i Qendrës së Shenjtorëve në Shqipëri, është i njohur si personi që jo vetëm shikon fatin, por edhe ndryshon jetën e njerëzve. Ai ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”për të folur më tepër rreth shërbimit që ofron kjo qendër, ndërsa shtoi se qëllimi i tyre është që t’ju vijnë në ndihmë personave që kanë probleme të ndryshme në mënyrë që të vazhdojnë jetën normale.

Ai tha se për të dalluar nëse një person është i prekur nga energjitë negative apo ka nevojë për një mjek, ka disa forma komunikuese me perënditë.  “Ky institucion praktikon ideologjinë katolike dhe aktualisht jam At Xhevahir Dedej në kuptimin e marrjes përsipër të shërbimit ndaj secilit individ që ka nevojë për ta rikthyer në jetën normale. Bëhet fjalë për persona me aftësi ndryshe dhe të cilët nuk e ndajnë dot konceptin a janë sëmurë nga ana shpirtërore apo kanë probleme për arsye mjekësore.

Njerëzit marrin përgjigjen përkatëse brenda 5 minutave për çështjen dhe problemin që kanë dhe deri tani e kam përmbushur misionin tim, duke iu shërbyer njerëzve. Kemi trajtuar deri më tani deri në 1500 persona me aftësi ndryshe me mosha të caktuara. “, tha Dedej.  Ndërsa e konsideroi qendrën si një institucion spitalor, Dedej tha: “Në 2008 firmosa një kontratë me perënditë, nga ana fetare vijnë në mënyrë spirituale. Dhe nëse e pranon e firmos dhe më pas merr të gjitha udhëzimet nëpërmjet formës shpirtërore.“, tha ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!