“Kam derdhur lot gëzimi”, me Vallen e Tropojës në sfond, Armina tregon momentet më të bukura të dasmës

schedule17:20 - 29 Shtator, 2022

schedule 17:20 - 29 Shtator, 2022

Më 25 shtator, çifti shumë i komentuar, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, kurorëzuan dashurinë e tyre. Ata zhvilluan një dasmë madhështore me 300 të ftuar, duke ndjekur të gjitha traditat shqiptare.

Pak më parë, Armina ka ndarë në Instagram një video, ku shfaqen disa nga momentet më të bukura nga dasma dhe padyshim ai që është pëlqyer shumë nga të gjithë është çasti kur ajo kërcen “Vallen e Tropojës”. Përmes një shkrimi të gjatë, blogerja e emocionuar falenderon të gjithë ata që e kanë ndihmuar dhe padyshim të gjithë ata që e kanë uruar.

“Data 25 shtator ka qene nje nga datat me te shenuara te jetes sime, jo vetem per faktin se kurorezova dashurine time gati 10 vjecare me Shkëlzen Berishën, por sepse kuptova sa shume njerez gezuan me ne si kurre ndonjehere dhe na treguan dashuri ne forma te ndryshme. Kjo dasme ishte menduar qe ne fillim si dicka qe te percjelle jo vetem dashurine tone, por te sjelli ne dukje traditat e muzikes, ushqimit dhe kercimeve Shqiptare. Fjalet jane te pakta dhe te varfa per te shprehur mirënjohjen dhe peruljen time ndaj te gjithe njerezve qe na e bene magjike kete dite me shume sesa une kisha menduar ndonjehere dhe festuan me ne aty, por jo vetem. Urimet tuaja ne rrjete sociale, mesazhet e shumta, qe do doja t’i pergjigjesha nje me nje por e kam te pamundur, me kane bere realisht te derdh lot gezimi. FALEMINDERIT qe ma bete kete dite me te bukuren e jetes sime”, ka shkruar bukuroshja krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani)

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, Armina zbuloi arsyen pse zgjodhi bashkë me Zenin që në dasmën e tyre ushqimet të ishin të servirura me lugë druri dhe pjata njëpërdorimshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!