“Kam darkuar me Neymar para karantinës, më foli hapur për të ardhmen”

schedule08:06 - 11 Maj, 2020

schedule 08:06 - 11 Maj, 2020

Mesfushori i PSG-së, Ander Herrera, ka hedhur dritë mbi të ardhmen e yllit brazilian, Neymar Junior. Spanjolli zbuloi se Neymar është shumë i lumtur në Paris.

“Mbappe dhe Neymar janë ende te PSG, janë shumë të lidhur me klubin, sidomos në këtë situatë që po kalojmë. Kam darkuar me Neymar para se të fillonte karantina, ai dukej shumë i përfshirë në projektin që ka klubi. Më ka thënë që është shumë i lumtur në Paris”, zbuloi Herrera.

Prej shumë kohësh flitet për një rikthim të Neymar te Barcelona, por dhe për një kalim të mundshëm te Real Madrid. Gjithsesi, duket se fenomeni brazilian do të mbetet në Paris./abcnews.al