“Kam bërë konkurs me gruan kush do fitojë”, mëngjes “lirie” në Tiranë, pensionistët në shëtitje

schedule09:43 - 9 Maj, 2020

schedule 09:43 - 9 Maj, 2020

Tirana është një nga 6 bashkitë në zonën e kuqe ku lëvizjet do të vijojnë të jenë të kufizuara.

Koha e bukur dhe me diell ka bërë që qendra e Tiranës por jo vetëm të jetë vendi më i preferuar për të shëtitur jo vetëm të moshuarit por dhe prindërit me fëmijë duke lënë mënjanë fashat e orareve që ishin përcaktuar për secilën kategori.

Disa prej tyre thanë për ABC News se janë të pakënaqur me orarin e liridaljes ndërkohë të tjerë tregojnë si e kalojnë kohën brenda në shtëpi.

“Me vdek, jena mësu me dal sjena mësu mrena. Nuk rrihet 1 javë mrena. Nuk kam qëllu me policë se thonë po kalove orarin merr gjobë“, thotë një pensioniste.

“Më shumë më ka munguar lëvizja, shokët, kafja. Njeriu gjen punë edhe brenda në shtëpi po të dojë. Kam bërë një konkurs me gruan se kush do të fitojë, por unë kam fituar. Çudia është se këto kohë nuk jemi zënë shumë, kemi qenë larg po këtë kohë sikur jemi afruar”, thotë një tjetër.

Marketetet dhe farmacitë do të ushtrojnë aktivitetin e tyre, ditën e sotme deri në 17:30, ndërsa të dielën çdo gjë do të jetë e mbyllur.

Nga e hëna në zonën e gjelbët shtohen bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korcë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla.

Sipas ministrisë në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje) deri në orën 21:00.

Nga e hëna do të hapen, klinikat dentare, parukerit, berberët dhe dyqanet në qendrat tregtare.

Ndërsa në 18 maj do të nisë matura shtetërore, do hapen muzetë, sportistët do bëjnë stërvitje individuale. Ndërsa deri në një urdhër të dytë transporti do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!