“Kam autorizim për blindin”, revoltohet babai i Xhelal Rrajës: Policia merr rrogë nga bandat, do shkoj në ambasadën e SHBA

schedule16:18 - 15 Nëntor, 2022

schedule 16:18 - 15 Nëntor, 2022

TIRANË- Policia e Shtetit ka ndaluar sot në Kodër – Kashar, Ramazan Rraja dhe Rexhep Rraja, nipi dhe djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rrajës. Ata raportohet se janë kapur teksa lëviznin me mjetet të blinduara, ndërsa lidhur me këtë fakt një reagim ka ardhur edhe nga babai i Ramazan Rrajës, Xhelal Rraja i cili ka mohuar që djali i tij të jetë në kërkim.

Ai hedh akuza mbi policinë se ndaj tij po kryhen sulme personale. Ndër të tjera ka theksuar se për mjetin e blinduar ka autorizim dhe e përdor vetë personalisht.

“Ramazani e mora vesh nga të tjerët që është ndaluar në Kashar. Kanë qenë e gjithë drejtoria e policisë me frugona me makina. Arsyen nuk e di. Është e disata herë që akuzohet dhe ndalohet, arsyen nuk e di.”

 

“U bënë 3-4 vjet që policia më ka shoqëruar mua, Drejtori i Krimeve, zoti Nallbati. Me urdhër të tij jam shoqëruar disa herë. Me urdhër të atij tek vëllai në Nikël, ka sjellë kontroll në hotel. E kanë bastisur tre herë. Arsyet nuk e di”

“Di vetëm dicka, që ai zotëria. Nallbani merr cdo muaj rrogë në Durrës, vetëm të më sulmojë mua dhe djalin tim. Do të shkoj nesër, po skam fakte. Do ti vërtetoj të gjitha, nëse shteti nuk merr masa, do drejtohem tek ambasada amerikane.”

“I bëj thirrje publike. Rroga që merr në Durrës do të ngeli në fyt. Kujdes. Bëj dhe mbaj rrogë në shtet. Se është burri më I degjeneruar me burri kur*e. Ai paguhet me rrogë në Durrës nga klanet e veta. Ata që duan të më bëjnë keq mua. Ramazani ka qenë jashtë është kthyer, KA shkuar edhe në Prokurorinë e Krujës dhe për cfarë është I dyshuar për ngjarjen e Fushë Krujës. Djali im ka qenë në Turqi, është e verifikuar sa ditë dhe ku ka ndenjur në Turqi. Ky është sulm. Këtë dua të di arsyen.” tha Rraja.

Rraja ka theksuar se nëse shteti nuk reagon për të ndalur sulmet sipas tij personale kunderejt tij, do të drejtohet edhe në ambasadën amerikane.

“Ai nuk duhet ta kthejë personale me mua. Nëse e do persona le të më thotë kam konflikt me ty. Nuk kam konflikt me të por është I shtyrë nga ata që merr rrogën. Edhe këtu në Tiranë I vjen rroga çdo muaj.”

“Shpifjet janë vazhdim. Është sqaruar dhe ka dhënë dëshmitë. Nëse vërtetohet një gjë le të marrë masa. Djali nuk është në kërkim”

“Ka dy orë që nuk me thonë se pse lëvizte. Makina është e blinduar është me autorizim. Makina është me autorizim për mua. Jam me autorizim që të ec me makinë të blinduar. Dua ti bëjë thirrje nëse ke gjë personale me mua të vazhdojë personale dhe jo me shtetin.”

/abcnews.al/