“Kam ardhur me zor nga Elbasani”, spikerja rrëfen fillimet në gazetari: Prindërit kishin merak

schedule22:29 - 12 Maj, 2021

schedule 22:29 - 12 Maj, 2021

Spikerja e njohur e lajmeve, Blerta Tafani ka treguar se rruga e saj në gazetari ka nisur me vështirësi, pasi prindërit nuk ishin dakort që ajo të vinte në Tiranë për studime.

E ftuar në “E ardhmja është vajzë”, ajo tha se meraku i tyre e ka ndihmuar që kur rrëzohet të ringrihet.

Ka qenë një rrugë jo shumë e lehtë, ka pasur momente që unë kam dashur të tërhiqem, por ja kam dal dhe kam vazhduar. E kam quajtur veten me fat.

Unë e kam nisur këtë rrugë me debat, prindërit nuk donin. Unë isha fëmija i vogël. Edhe kam ardhur me zor nga Elbasani se prindërit kishin merak. Kjo më ka ndihmuar që unë gjatë kësaj rruge të rrëzohem dhe të mos harrojë të ngrihem”.

Në fund, Blerta u shpreh se tani Elbasani është edhe më afër, prandaj tani mundohet të shkojë sa më shpesh.

“Ata nuk ishin kundra kësaj zgjedhje. Ata kishin merak se uën do të largohesha për herë të parë dhe donin të më kishin afër. Vjen një moment që njeriu ka nevojë për atë lirinë e dëshiruar. Elbasani është afër, tani është edhe më afër, prandaj mundohem të shkojë sa më shpesh”./abcnews.al