Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Kam 14 vjet në media por babai im ka 12 vjet që nuk jeton më”, gazetarja e ABC përlot me historinë

schedule22:01 - 28 Prill, 2021

schedule 22:01 - 28 Prill, 2021

Mbrëmja e sotme në ekranin e ABC është me plot emocione, pasi pjesë e emisionit “E ardhmja është vajzë” janë plot gjashtë të ftuara. Bëhet fjalë për gazetaret e terrenit në ABC, të cilat i kanë prekur të gjithë me historitë e tyre.

Më e fundit është gazetarja e sociales, Ajgena Korbi, që me rrëfimin e saj i ka përlotur shikuesit.

Ajo tregoi se gazetaria ka qenë ëndrra e babait të saj, i cili nuk jeton më.



Unë jam gazetare sot dhe kjo nuk ka qenë dëshirë e imja, por tim ati. Unë kam dashur mjekësinë, por babai im donte që unë të behesha gazetare dhe unë jam. Jam munduar që të punoj me parimet e mia. Unë kam 14 vjet që punoj në media por babai im ka 12 vjet që nuk jeton më. Megjithatë mendoj se jam përpjekur ta realizojë ëndrrën e tij”.

Më tej, Ajgena ka deklaruar se dëshiron që në ardhmen të ketë një familje, por që janë planet e Zotit.

Kam në plan një familje, por nuk e di se kur do ma sjell Zoti. Megjithatë mendoj se gjërat e mira vijnë avash avash”. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!