“Kam 1 javë që kërkoj shtëpi me qira”, versioni tronditës i të atit mbi vrasjen e Erjon Xhenjës: Nuk ka lidhje me ne, por …

schedule11:40 - 19 Shtator, 2022

schedule 11:40 - 19 Shtator, 2022

Vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje mbetet ende mistër në Shkodër edhe pse kanë kaluar më shumë se 12 orë nga ngjarja tragjike. I riu u vra teksa po pinte kafe në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku” në Shkodër duke u qëlluar me shtatë plumba, ku pesë prej tyre i ka marrë në trup.

Paraprakisht policia dyshon se vrasja ka ndodhur për shkak të hakmarrjes mes fiseve në Lici dhe Bajri në Shkodër, ndërkohë që nuk ka të dhëna për të riun të jetë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale përveç faktit se shërbente në stallën e kuajve të Astmer Bilalit, një element i fisit Bajri.

Lexo edhe: 20 vjet përgjakje në “Palermon shqiptare”, nga ekzekutimi i sotëm tek vrasjet me snajper, gjithçka ka ndodhur në dy dekadat e fundit në Shkodër

Sapo mësoi ngjarjen, mbrëmjen e kaluar, i ati i viktimës mbërriti të lokali ku ndodhi vrasja dhe dëgjohet teksa i dëshpëruar flet me policinë.

Kam prej 1 jave që kërkoj shtëpi me qira. Ti largoj nga këtu. Nuk është problemi jonë por i nipave. Unë s’kam punë, skam lidhje me asgjë, nuk di asgjë” deklaroi i ati duke mos dhënë më shumë detaje në lidhje me kontaktet e të birit.

Viktima është djali i xhaxhait të Sehar Xhenjës, i cili është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!