Kaluan ilegalisht kufirin në Qafë Botë, karantinohen 12 shqiptarë

schedule12:06 - 20 Prill, 2020

schedule 12:06 - 20 Prill, 2020

12 shtetas shqiptarë kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Qafë Bota drejt Shqipërisë. Ata janë ndaluar nga Policia Kufitare dhe po gjykohen në gjendje të lirë për kalim të kufirit në mënyrë të jashtëligjshme.

Mësohet se 12 qytetarët shqiptarë janë karantinuar në konviktin e shkollës së Mesme “Antonio Athanas” në Sarandë.

Fillimisht ata janë ofruar ti paguajnë edhe ti sigurojnë vetë ushqimet e tyre, por me kalimin e ditëve rezervat e tyre në para kanë mbaruar në këtë mënyrë Bashkia Sarandë i ka ndihmuar me ushqime.

Ata do të qëndrojnë në ambientet e konviktit të shkollës së Mesme për 14 ditët në vazhdim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!