Sep Blatter mbajti postin e kreut të FIFA-s nga viti 1998 deri në vitin 2015, kur u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të akuzave për korrupsion.
84-vjeçari zviceran, në një prononcim për The Athletic, zbulon se ka qenë i prekur nga koronavirusi, por e ka fituar betejën dhe tani ndihet mirë.
“U infektova edhe unë me koronavirus tre javë më parë. Qëndrova për 14 ditë radhazi në karantinë. Tani e kam marrë veten dhe ndihem mirë. Nuk kam më simptoma dhe jam gati të rikthehem e të luftoj.
Kisha temperaturë të lartë, teksa një natë u bëra shumë keq. Ndodhesha në Zyrih, telefonova menjëherë mjekun tim dhe përfundova në spital. Aty mora vesh që isha infektuar me Covid-19.
Pas asaj nate, nuk kisha më asnjë simptomë për dy javë radhazi. Tani ndihem shumë mirë“, deklaron Sep Blatter. /abcnews.al