Katër persona janë arrestuar dhe një i pestë është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanë shpërdorur detyrën duke favorizuar kalimin e mallrave kontrabandë në Portin e Durrësit.
Tre nga të arrestuarit janë inspektorë mbikëqyrës në kompaninë private që merret me përpunimin e mallrave dhe të kontenierëve në portin e Durrësit, si dhe një 27 vjeçar, me detyrë ndihmësspecialist kontrollor në Policinë Kufitare të portit të Durrësit.
Të arrestuarit janë Alketa Kollçaku, Denis Musaj, Egnis Gojani dhe Adelino Vila.
Në kërkim u shpall një 56-vjeçar, i cili dyshohet se duke falsifikuar elementet e sigurisë (plumbçet) të kontenierit të kamionit që drejtonte, ka kaluar mallra të kontrabanduara.